VIDEO/ Sokol Cikalleshi hipotekon fitoren e Koniasporit, ndihmon ekipin në objektivin për mbijetesë

Koniaspori ka marrë një fitore të rëndësishme mbrëmjen e sotme. Skuadra turke ka mposhtur me rezultatin 3-0 Samsunsporin. Protagonist në këtë përballje ishte edhe Sokol Cikalleshi. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e 12 në kampionatin turk.

Lojtari nga Kavaja e dërgoi topin në rrjetë pas një goditjeje nga këndi në minutën e 38. Goli i tij i dërgoi shifrat e takimit në 3-0, duke hipotekuar fitoren e Koniasporit. Këta të fundit gjenden tre pikë larg zonës së ftohtë, ndërkohë që kanë mbetur edhe 2 ndeshje për t’u luajtur. Objektivi i mbijetesës është fare pranë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/