VIDEO/ Sulmuesi shqiptar arrin në krye të listës së golashënuesëve, goli i tij nuk mjafton për tre pikët

Albion Rrahmani po kalon një sezon majft pozitiv në Rumani. Sulmuesi shqiptar ka festuar sot golin e tij numër 14 në kampionat me fanellën e Rapidit të Bukureshtit. Lojtari i Kosovës u tregua i saktë nga 11 metërshi, duke shënuar për skuadrën e tij në minutën e 85 të takmit.

Tashmë Rrahmani i bashkohet Komanit dhe Olarut në krye të listës së golashënuesve më të mirë të kampionatit rumun. Megjithatë goli i tij nuk ishte i mjaftueshëm për të dalë me pikë nga stadiumi. Rapidi i Bukureshtit u mposht me rezultatin 1-2 në shtëpi nga Farul Konstanta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/