Jetmir Topalli ka gjetur sot rrugën e rrjetës përballë Ejypsporit. Futbollisti shqiptar befasoi kryesuesit e ligës së parë turke me një goditje në hyrje të zonës së rreptësisë. Sulmuesi shënoi një nga golat ë të bukur të karrierës së tij në minutën e 32-të, kur topi i gjuajtur prej tij u ndal pranë trekëndëshit.
Topalli ndihmoi kështu ekipin e tij të fitonte një pikë ndaj Ejypsporit, teksa Manisa barazoi me shifrat 2-2. Manisa shkon në kuotën e 33 pikëve në vendin e 12 të takimit, ndërsa Ejypspori ruan vendin e parë në renditje me 68 pikë të grumbulluara./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? Goal: Jetmir Topalli | Manisa FK 1-2 Eyüpsporpic.twitter.com/knDbZOEBT1
— FootColic ?? (@FootColic) April 12, 2024