Ernest Muçi ka shfaqur një tjetër fytyrë në javët e fundit të kampionatit. Sulmuesi shqiptar duket se ka lënë pas momentet e vështira, teksa tashmë është shndërruar në një “makth” për kundërshtarët.
Ish-futbollisti i Tiranës ka shënuar dy gola të tjerë mbrëmjen e sotme. Muçi tundi rrjetën në minutën e 46 kundër Gëztepes, ndërsa në të 76-n dyfishoi shifrat me një super gol të shënuar në hyrje të zonës. Tashmë Ernest Muçi numëron 5 gola të shënuar në 3 ndeshjet e fundit me fanellën e Trabzonsporit./Sport Ekspres/