Jasir Asani është rikthyer me gol te ekipi i tij në Korenë e Jugut, Gwangju. Lojtari shqiptar i ka lënë pas problemet me trajnerin dhe e ka nisur si titullar takimin e sotëm ndaj Jeonbuk.
Në minutën e 70 të takimit, Asani ka lëshuar një predhë që ka shtangur portierin kundërshtar. Ai ka festuar menjëherë me shqiponjë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/