Taulant Seferi po gëzon një formë të mirë në prag të grumbullimit të Shqipërisë për Euro 2024-n. Sulmuesi shqiptar ka shënuar sot golin e tij numër 11 në kampionat. Seferi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 14 të ndeshjes, kur i dha epërsinë skuadrës së tij.
Futbollisti 27-vjeçar goditi me sukses një penallti në lëvizje në zonën e Shabab Al-Ahli Dubait. Këtë të fundit arritën të barazonin në minutën e 36 me anë të da Cruzi-it , duke bërë që aktualisht ndeshja mes Shabab Al-Ahli Duabait dhe Bani Yas-it të jetë në shifrat 1-1. Në lojë janë më shumë 45 minuta për t’u zhvilluar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
????????? ?????? ?????? ?? ???? ???? ????? ????? ????? ????? ??? ??? ??#????_?????_?????????#????_??????_???_??? pic.twitter.com/1MiKUc1KX1
— ???? ?????? ???????? (@ADSportsTV) May 21, 2024