FC Barcelona barazoi 1-1 me Rayo Vallecano të shtunën në transfertë. Në fund të ndeshjes pati një polemikë të madhe sa i përket arbitrimit. Rayo Vallecano kaloi në epërsi ndaj Barcelonës pak minuta para përfundimit të pjesës së parë. Inaki Peea, i cili po zëvendësonte të dëmtuarin Marc-André ter Stegen në formacionin titullar të kampionëve spanjollë, u befasua nga Unai López me një goditje nga distanca.
Kur u duk se vendasit do të fitonin në mënyrë të papritur, në minutën e 82-të Florian Lejeune futi topin në portën e tij, nën presionin e Robert Leëandoëski, duke e dërguar ndeshjen në 1-1. Ndërkohë polemika ishte e madhe në rastin e Raphinha që duke luftuar për topin, u godit nga Alfonso Espino, në zonën e Vallecano. Megjithatë arbitri Jose Luis Munuera Montero zgjodhi që të vazhdonte lojën. /Sport Ekspres/
Barcelona fans are complaining that they weren’t given a penalty for this foul on Raphinha from Alfonso Espino. ?????pic.twitter.com/Utvj65fEsu
— LaLigaExtra (@LaLigaExtra) November 25, 2023