VIDEO/ Të gjithë e prisnin te Barcelona, ylli spanjoll i mbyll derën katalanasve me veprimin e fundit

Niko Uilliamsi ka qenë një prej emrave më të përfolur në merkaton e kësaj vere. Ylli spanjoll shkëlqeu në Kampionatin e Europian së bashku me Jamalin dhe Laporta mendoi t’i bashkonte të dy lojtarët edhe te Barcelona. Kalimi i tij te skuadra katalanase dukej thuajse zyrtare, por situata mori një kthesë tjetër së fundmi.

Shpresat e gjigantëve të La Ligës tashmë janë shuar. Veprimi i fundit i Uilliamsit duket se i ka mbyllur përfundimisht derën Barçës. Anësori i Atletik Bilbaos është shfaqur në një video, ku tregon se ka marrë fanellën me numrin 10 te bardhekuqtë. Një shenjë kjo që nënkupton se Niki Uilliamsi ka vendosur të qendrojë te Atletik Bilbao./Halit Delibashi-Sport Ekspres/