VIDEO/ Të gjithë me duart në kokë! Riccardo Calafiori “çmendet” kundër Man City, super gol nga mbrojtësi i Arsenal

Riccardo Calafiori ka shënuar golin e parë me fanellën e Arsenalit. Mbrojtësi italian ka pasur besimin e Artetas dhe sot e ka shpërblyer besimin e tij, të paktën deri tani. Arsenali po luan kundër Man City në transfertë, ndërsa pjesa e parë është mbyllur në shifrat 1-1.

Goli i parë i ndeshjes u shënua nga ana e Haland në minutën e 9 të takimit. Ndërkohë në minutën e 22, Calafiori i ka befasuar të gjithë duke shënuar një gol nga distanca. Ishte e pamundur për portierin e Man City që të reagonte, me topin që shkon në rrjetë dhe merr trajektoren perfektë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/