VIDEO/ Të gjithë po flasin për magjinë e Kristjan Asllanit! Çfarë përgjigje në “thirrjen e fundit”, shqiptari prodhon golin e parë te Interit

“Telefonata e fundit e Inzaghit”! Kështu u shprehën në Itali për Kristjan Asllanin, sa i përket ndeshjes Venecia-Inter. Pas një performance të dobët në finalen e Superkupës ndaj Milanit, Asllani u vendos shumë në dyshim te zikaltërit dhe u tha se ndeshja e sotme ishte mundësia e fundit për të që të tregonte se mund të jetë zëvendësuesi i Calhanoglu.

Në pjesën e parë, Asllani ka qenë fantastik. Gjithashtu mesfushori ka ndryshuar diçka në lojën e tij duke dhënë pasime të shpejta, pa e mbajtur gjatë topin në zotërim. Ndërkohë goli i parë i Interit u prodhua nga një magji e Asllanit që gjeti bukur Lautaron me një top të gjatë dhe në vazhdim të aksionit, Darmian dërgoi topin në rrjetë. /Sport Ekspres/