VIDEO/ Të vendosësh kokën aty ku të tjerët nuk do të vendosnin as këmbën! Shikoni se çfarë bëri lojtari i Napolit kundër Juventusit

Lojtari i Kontes me gjakun e Simeones! Ky është përshkrimi perfekt për Giovani Simeonen, djalin e Simeones, trajnerit të Atletikos, i cili luan te Napoli. Konkurrenca për të është e madhe përpara me Lukakun, por në ndeshjen e fundit kundër Juventusit, në fitoren 2-1, Giovani hyri në minutën e 89.

Vetëm pak minuta në fushë, por menjëherë me vullnetin dhe dëshirën për të treguar se meriton më shumë dhe ka shpirtin e sakrificës. Në një aksion në minutën e fundit të ndeshjes, teksa e kishte humbur topin i rrethuar nga disa lojtarë të Juventusit, Simeone u rikthye edhe njëherë tjetër për të vendosur kokën aty ku shumë lojtarë të tjerë do të refuzonin që të ndërhynin edhe me këmbë. Një video kaq e shkurtër për të kuptuar se çfarë ka krijuar Conte te Napoli dhe se pse janë kaq afër titullit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/