Mirlind Daku është padyshim një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit të Rusi. Lojtari shqiptar ka shënuar dy gola mbrëmjen e sotme, duke i dhënë fitoren 2-1 Rubin Kazanit. Futbollisti i Kombëtares fitoi një penallti në minutën e 12, të cilën po vetë e shndërroi në gol. Më pas ishte përsëri ai që në minutën e 78 shënoi golin e fitores. Goditja e tij në formën e parabolës nuk i la asnjë mundësi portierit kundërshtar.
Tashmë Daku ka shkuar në kuotën e 3 golave në po aq ndeshje të zhvilluara në këtë fillim të kampionatit. Me këtë formë që po tregon, te Zeniti ndoshta do të jenë penduar që nuk i ofruan pagën e kërkuar Dakut në mënyrë që të siguronin firmën e tij në qershor./Sport Ekspres/
1-0 Daku pic.twitter.com/yj9qY5H1YB
— RPL Sky (@RPLNews_eng) August 4, 2025