Erling Halandi ka heshtur çdo kritik të tij mbrëmjen e sotme. Sulmuesi norvegjez ka shkëlqyer përballë Ulverhemptonit, teksa ka shkundur plot 4 herë rrjetën e tyre. Lojtari 23-vjeçar e shënoi golin e parë që në minutën e 12, kur shndërroi në gol një 11 metërsh për skuadrën e tij. Halandi do të shënonte edhe 2 herë të tjera në pjesën e parë. Fillimisht në minutën e 35, kur kërceu dukshëm mbi mbrojtësin kundërshtar dhe me kokë e ndali sferën në rrjetë, e më pas në minutën e 3-të të shtesës nga pika e bardhë e penalltisë.
Por norvegjezi nuk u ndal me kaq. Në minutën e 54-t, realizoi një gol të jashtëzakonshëm me të majtën e tij. Goli i tij u shënua vetëm një minutë pasi Huangu kishte ngushtuar shifrat për Ulverhemptonin. Në fund, ishte Alvarezi ai që fiksoi shifrat përfundimtare në 5-1 pas golit të shënuar në minutën e 85. Mançester Siti ngjitet kështu në kuotën e 82 pikëve dhe me këtë rebesh golas kërcënon hapur Arsenalin në garën për titullin kampion. “Topçinjtë” udhëheqin renditjen me një pikë më tepër, por lojtarët e Guardiolës kanë një ndeshje më tepër në dispozicion për të luajtur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Haaland shot power and ball striking is ridiculous ?
— Janty (@CFC_Janty) May 4, 2024