Thomas Brdaric ka marrë fitoren e parë të madhe te Vllaznia pas mbërritjes së tij te shkodranët. Këta të fundit kanë fituar me shifrat 0-1 kundër ekipit të sezonit në Superiore, Egnatias. Për këtë arsye kjo fitore shijon me aromë titulli. Në minutën e 11 të takimit, Xhemajli do të ndëshkohej me karton të verdhë pas faullit që i shkaktoi Krymit, ku i shkeli këmbën mesfushorit shkodran.
Cjapi u thirr nga VAR dhe ndëshkoi mbrojtësin vendas me karton të kuq. Në minutën e 38 të takimit do të vinte goli i Vllaznisë, teksa pas krosimit të Smajlit, topi do të devijohej dhe u dërgua në rrjetën e Alen Sherrit. Kështu do të mbyllej fati i këtij takimi, me Vllazninë që kthehet te fitorja që i mungonte prej 7 ndeshjeve. Nga krahu tjetër Teuta ka mundur Kukësin me shifrat 2-0, falë golave të Dacit në të 45 dhe të Bocit në të 89. Me këtë rezultat, Kukësi është zyrtarizuar në Kategorinë e Parë, teksa vetëm pak ditë më parë u zyrtarizua në finalen e Kupës së Shqipërisë. /Sport Ekspres/