VIDEO/ Thomas Strakosha shkëlqen te AEK, jep siguri në Europë me pritjet e tij

Pas një paraqitje jo bindëse në ndeshjen e parë kundër Inter Escaldes, në fitoren 4-3 të AEK, Strakosha është rikthyer në formën e mirë në ndeshjen e kthimit.

AEK fitoi 0-4 në ndeshjen e kthimit të Conference League, ndërsa dukshëm Inter Escaldes është një rival modest. Megjithatë ekipi nga Andorra kishte shumë raste shënimi, por Strakosha reagoi në mënyrën e duhur duke mbajtur portën e paprekur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/