VIDEO/ Tifozët e Borusias së Dortmundit brohorasin sapo shohin Klopin, vërshëllima për Murinjon

Sot në mbrëmje, duke nisur nga ora 21:00, Reali i Madridit dhe Borusia e Dortmundit do të përballen në finalen e Ligës së Kampionëve. Tifozët kanë nisur të hyjnë në “Uembli”, ku nuk mungojnë as personalitetet e botës së futbollit. I pranishëm në stadium është edhe Jurgen Klopi. Ky i fundit përfundoi detyrën e tij si trajner i Liverpulit dhe sot ka shkuar të përkhrahë nga afër skaudrën të cilën në vitin 2013 e solli në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sapo shohin fytyrën e tij në monitor, tifozët nisin menjëherë brohorimat e tyre në shenjë respekti. Vetëm pak sekonda më vonë sjellja e tyre ndryshoi, teksa në monitorin e “Uemblit” u shfaq Zhoze Murinjo. Portugezi është shoqëruar me vërshëllima nga ana e tifozerisë gjermane./Halit Delibashi-Sport Ekspres/