Gwangju e ka nisur këtë sezon të ri në Kore dhe rezultatet janë pozitive për këtë skuadër. Jasir Asani i ka nisur gjithmonë ndeshjet si titullar, por padyshim arritja më e madhe e kësaj skuadre dhe kryesisht e futbollistit shqiptar është Champions League e Azisë. Atje Asani ka shënuar 9 gola duke mbajtur kreun e listës së golashënuesve, ndërsa pas tij vijnë emra të njohur si Mahrez apo Cristiano Ronaldo.
Në fazën me eliminim direkt, Gwangju do të përballet me ekipin që lufton për titull në Arabinë Saudite, Al Hilal, atje ku luan Kulibali, Milinkovic Savic dhe Mitrovic. Ndërkohë në saj të golave fantastikë që Jasir Asani ka shënuar në Champions League, është kthyer në një idhull për tifozët e Gëangju.
Në një video të fundit, shihet se disa tifozë të Gëangju e kanë takuar Jasir Asanin jashtë stadiumit. Ata kanë kërkuar një fotografi nga sulmuesi shqiptar, por nuk janë ndalur vetëm me kaq. Tre prej tyre janë ulur në gjunjë futbollistit tonë, duke iu përulur për emocionet që i ka dhënë dhe golat e bukur që ka bërë nga distanca.
Madje një tifoz është ulur sërish në tokë duke fshirë të majtën e Jasir Asanit për të krijuar një moment që shkaktoi pak ilaritet, pasi është pikërisht e majta e këtij lojtari që i ka ndihmuar jo pak në këtë sezon.
Më pas ishin dy fëmijë të vegjël që duke parë autografet që po kërkonin të tjerë nga lojtari i Gëangju, i janë afruar lojtarit shqiptar për të pasur edhe ata një moment të bukur dhe një kujtim me të. Një sjellje profesionale edhe nga ana e lojtarit shqiptar që nuk ka lënë askënd të pakënaqur dhe i ka plotësuar dëshirat cdo tifozi që ishte i pranishëm aty për të kërkuar një autograf prej tij. /Sport Ekspres/