Sot, duke nisur nga ora 21:00, Reali i Madridit do të përballet me Atletikon e Madridit në 1/16-at e Ligës së Kampionëve. Atmosfera në kryeqytetin spanjoll është mjat e zjarrtë, teksa tifozeritë e të dyja skuadrave po e presin me padurim këtë sfidë. Ultrasit e “los blancos”-ave janë grumbulluar më herët për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.
Tifozët e Realit kanë “skuqur” qiellin me flakadanë dhe së njëzëri kanë brohoritur për ekipin e tyre. Një atmosferë e jashtëzakonshme, që padyshim do të përcillet edhe brenda në stadiumin “Santiago Bernabeu”./Sport Ekspres/