Mbrëmja e sotme ka qenë një ato të cilat Ronaldo do të donte t’i harronte sa më shpejt. Al Nasëri i tij nuk ka ka dalë të mposhtë rivalin e drejtpërdrejtë për titullin kampion, Al Hilalin. Ndeshja mes tyre ka përfunduar me shifrat e barabarta 1-1. Përveç mungesës së golit, Ronaldo u përball edhe me presionin e tifozerisë kundërshtare.
Tifozët e Al Hilalit kanë thërritur në kor emrin e Mesit, ndërsa ylli portugez është përpjekur ta kalojë këtë situatë me një buzëqeshje ironike. Ai gjithashtu ka bërë me shenjë drejt tyre që të vazhdonin të thërrisnin edhe më shumë emrin e argjentinasit. Ndërkohë pas përfundimit të 90 minutave, Ronaldo nuk i ka frenuar dot nervat e tij, duke shfryrë ndaj arbitrit gjithë pakënaqësitë e tij për mënyrën e gjykimit./Sport Ekspres/