VIDEO/ Tifozët nisen në stadium për të ndjekur Shqipëri-Itali, nuk duket asnjë fanellë e “Axurrëve” mes turmës

Tifozët shqiptarët kanë pushtuar rrugët e Dortmundit. Festa ka nisur prej ditësh, por në orët e fundit, është një pushtim i pastër i shqiptarëve. Në një video të fundit shihet edhe turma e madhe e tifozëve që po shkon drejt stadiumit për të ndjekur ndeshjen, ndërsa në të nuk shihet asnjë fanellë e italianëve. /Sport Ekspres/