Interi po bind gjithnjë e më tepër opinionin sportiv se është ekipi që do të ngrejë lart trofeun e Serisë A këtë sezon. Përveç rezultateve, zikaltrit bindin edhe me lojën që zhvillojnë në fushë. Në goleadën e sotme kundër Moncës, të cilën e mposhtën me shifrat 1-5, lojtarët e Inzagit kanë dhënë shembullin e një manuali për të shënuar gol.
Bëhet fjalë për golin e dytë të ndeshjes, i cili ndërtohet qetësisht që nga portieri e për të vazhduar më pas në majën e sulmit. “Tiki taka“ e Interit rezulton e suksesshme, teksa lojtarët nuk e lëshojnë topin nga këmbët për më tepër se një minutë, deri në momentin që Lautaro Martinezi e shtyn sferën në rrjetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
I feel like every weekend we’re blessed seeing a goal like this. Inzaghi ball is a gift pic.twitter.com/6jV8UQaUTm
— Chinocchia (@Chinocchia) January 14, 2024