Rrugëtimi i Tiranës në Europë është ndërprerë sot. Bardheblutë i thonë “lamtumirë” Conference League-s pas humbjes minimale 0-1 nga Torpedo Kutaisi. Kryeqytetasit barazuan 1-1 me një lojë bindëse në Gjeogji dhe në “Elbasan Arena” pritej të niste festa për kalimin në turin e dytë. Por e kundërta ndodhi.
Vetëm 120 sekonda lojë dhe Torpedo Kutaisi ndëshkoi Tiranën. Ishte Johnsen-i ai që e dërgoi topin në rrjetë dhe i dha fitoren Torpedo Kutaisit. Kaq mjaftoi për gjeoergjianët që të prisnin biletën për në turin e dytë kualifikues të Conference League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/