Përfundon java e 23-të e “Abissnet Superiores”. Skënderbeut i mjaftoi një gol i hershëm për të marrë tre pikët kundër Kukësit. Rashica u gjend fare pranë vijës fatale në zonën kundërshtare, nga ku në minutën e 6 të takimit e dërgoi topin në rrjetë. VAR-i dha miratimin e tij dhe festa ishte tërësisht legjitime. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e trefishtë të gjyqtarit, çka solli fitoren e Skënderbeut.
Ndërkohë në “Air Albania” Tirana dhe Erzeni janë larguar në baraspeshë. Erzeni kaloi i pari në avantazh në minutën e 74-t të ndeshjes. Zeka realizoi një gol spektakolar me gjysmëroveshatë, duke befasuar kampin bardheblu. Por nuk vonoi shumë dhe kundërpërgjigja e kryeqytetasve. Hoxhallari dha një harkim në zonë në minutën e 80, i cili u shfrytëzua më së miri nga Kristal Abazaj, që e dërgoi topin në rrjetë. Tirana largohet vetëm me 1 pikë nga “Air Albania”, duke rrezikuar tashmë edhe zonën ‘final four’./Halit Delibashi-Sport Ekspres/