Napoli është mposhtur nga Interi në finalen e Superkupës së Italisë. Një gol i Lautaro Martinezit në minutën e 91-të e dërgoi trofeun në duart e lojtarëve zikaltër. Një ndeshje që ka shkaktuar nervozizëm te trajneri i napoletanëve. Maxarri ishte i pakënaqur me arbitrimin dhe këtë e ka bërë të qartë në rastin e daljes me karton të kuq të Simeones.
“Një turp, shkatërrove një ndeshje“, ka thënë i tërbuar kreu i pankinës së të kaltërve. Qetësinë nuk e ka gjetur as pas përfundimit të finales, pasi vendosi të braktiste ceremoninë e ndarjes së medaljeve dhe të trofeut të Superkupës së Italisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Un Mazzarri molto pacato pic.twitter.com/3xV278gbNH
— Alexandro ? ?? (@AlexSandroKan) January 22, 2024