VIDEO/ Tyson Fury merr humbjen e parë në karrierë, Usyk i pamposhtur në duelin e titanëve

Fury dhe Usyk kanë ofruar për të apasionuarit e boksit një përballje nga ato që rrallë harrohen. Boksieri ukrainas ka dalë triumfues në duelin e titanëve, i cili zgjati plot 12 raunde. Dy boksierët më të mirë të peshave të rënda vinin të pamposhtur në këtë sfidë, por në fund vetëm Usyk-u arriti të mbante në 0 numrin e humbjeve.

Fury mori humbjen e parë në karrierë, teksa dy prej tre gjyqtarëve të ndeshjes vendosën t’i jepnin fitoren boksierit ukrainas. Momenti më i rëndësishëm për triumfin e Usyk-ut ishte në raundin e 9, kur hodhi “knock down” kundërshtarin. Ndërkohë, të dy boksierët ranë dakort që të përleshen sërish me njëri-tjetrin, teksa kjo pikë është e parashkruar edhe në kontratë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/