VIDEO/ U  bë qesharak dhe zhvilloi ndeshjen më të dobët të karrierës, tifozët e Man Utd i kërkojnë Casemiro të mbyll karrierën

Liverpool ka fituar ndaj Man Utd në shifrat 0-3 në transfertë. Dopieta e Diaz në pjesën e parë dhe goli i Salah në të dytën, vendosën për fitoren e Liverpool që merr tre pikë me shumë vlera, në një performancë bindëse.

Ndërkohë nga ana tjetër, Casemiro zhvilloi ndeshjen më të dobët të karrierës. Mesfushori kishte peshë faji te golat dhe bëri një figurë shumë qesharake përgjatë 45 minutave të para. Ten Hag vendosi ta linte lojtarin në dhomat e zhveshjes dhe të mos e vazhdonte lojën në pjesën e dytë. Tifozët e Man Utd kanë nisur një fushatë në Tëitter duke kërkuar tërheqjen e Casemiro nga futbolli pas gabimeve trashanike. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/