Vedat Muriqi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në La Liga. Sulmuesi shqiptar ka festuar sot golin e tij të dytë në kampionat për këtë sezon. “Pirati” ka ngushtuar shifrat në 2-1 në transfertën kundër Espanjolit, duke rihapur kështu lojën.
Në minutën e fundit të pjesës së parë Majorka fitoi të drejtën e një 11 metërshi, të cilin e shndërroi në gol Muriqi. Ky i fundit e dërgoi topin në krahun e kundërt të portierit dhe e dërgoi skuadrën me një tjetër moral në dhomën e zhveshjes. Takimi mes Espanjolit dhe Majorkës është ende duke u zhvilluar, teksa në lojë kanë mbetur edhe 45 minuta të tjera për t’u luajtur./Sport Ekspres/