Vedat Muriqi po shkëlqen këtë sezon me fanellën e Majorkës. Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e tij numër 10 në La Liga. Majorka është përballur sot me Zhironën, ndaj së cilës është mposhtur me shifrat 1-2.
Goli i Majorkës mban autorësinë e Vedat Muriqit, që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 90+1. Sulmuesi nga Kosova lë kështu pas Levandovskin në listën e golashënuesëve më të mirë të kampionatit, ndërsa përpara sheh vetëm Ferran Torresin (11 gola) dhe Mbapenë (18 gola). Ndërkohë, poshtë tij në listën e golashënuesëve më të mirë të La Ligës gjendjen yje si Jamali, Rafinja, Vinicius Xhuniori, Antuan Grizmani, Hulian Alvarezi etj../Sport Ekspres/