Minuta e 83-të e takimit Milan-Fiorentina shënon një moment që Françesko Kamarda do ta mbajë të ngulitur në kujtesën e tij. Lojtari Italian debuton për herë të parë me ekipin e parë të Milanit. Ai është vetëm 15 vjeç e 8 muaj e 15 ditë, duke hyrë kështu në histori si lojtari me moshën më të re që debuton në Serie A.
Sigurisht që nuk mund të mungonte buzëqeshja në fytyrën e tij. Lumturia është e pashmangshme, sidomos kur dëgjon të gjithë stadiumin “San Siro” që thërret në kor emrin e tij. Emocione që do i mbajë me vete për të gjithë jetën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
The entire San Siro ERUPTS as they chant Francesco Camarda upon his debut entrance for Milan.
Incredible ????? pic.twitter.com/nLxugXJWxf
— Matt Santangelo (@Matt_Santangelo) November 25, 2023