VIDEO/ Vetëm 22 sekonda lojë, Çiro Imobile shënon golin e tij të parë me Beshiktashin

Gallatasarai dhe Beshiktashi po luajnë sot për trofeun e Superkupës së Turqisë. Finalja ka nisur me një gol të hershëm për bardhezinjtë. Vetëm 22 sekonda lojë i kanë mjaftuar Çiro Imobiles për të shënuar golin e tij të parë me fanellën e Beshiktashit.

Sulmuesi italian ka debutuar me gol, duke përfituar edhe nga një gabim i mbrojtësit kundërshtar. Sapo doli një për një me portierin kundërshtar, Imobile nuk e pati aspak të vështirë të bënte atë që di të bëjë më mirë, ta dërgojë topin në rrjetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/