Al Ittihad ka fituar një tjetër takim në Arabinë Saudite, këtë herë në transfertë ndaj Al Riyadh në shifrat 0-1. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Ngolo Kante, ndërsa me këtë fitore, kjo skuadër shkon në vendin e dytë, me pikë të barabarta me Al Hilal.
Nga minuta e parë te Al Ittihad e nisi edhe Mario Mitaj. Këtë herë futbollisti shqiptar luajti në rolin e tij natyral si mbrojtës i majtë, teksa mesfusha iu besua Fabinhos dhe Kante. Një performancë e nivelit të lartë për Mitajn, i cili në pjesën e parë, bëri kombinimin e shumëpritur me Benzema. Krosim i katapultuar i shqiptarit shkoi direkt në këmbët e sulmuesit francez që duhej vetëm të shtynte topin në rrjetë, por për shkak të kontrollit të keq të topit, ai rast u shpërdorua. /Sport Ekspres/