Reali i Madridit është ndalur në një barazim 2-2 nga Valencia. Peralesi në minutën e 27 dhe Jaremçuku tre minuta më vonë befasuan madrilenët në “Mestaja”. Por për të shpëtuar Realin nga humbja mendoi Vinicius Xhuniori.
Sulmuesi brazilian i mbylli gojën tifozëve vendas, të cilët vazhdimisht e provokuan me kore rraciste. Viniciusi ngushtoi diferencat në minutën e 5 shtesë të pjesës së parë, ndërsa në të 76-n barazoi rezultatin. Me këtë barazim, Reali i Madridit i jep kështu mundësinë Gironës të rihyjë në garën për titull. Në rast të një fitoreje, bardhekuqtë do të ngushtonin diferenat në vetëm 4 pikë me ekipin e Ançelotit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Vinicius scoring 2 goals against Valencia is bigger than football itself. Scoring against racists, it’s so beautiful man. pic.twitter.com/SunWLSRjqT
— WolfRMFC (@WolfRMFC) March 2, 2024