PSG-ja ka barazuar sot në minutën e 98 kundër Newcastle-s. Skuadra angleze ishte shumë pranë surprizës së madhe, e cila do e dërgonte në vendin e dytë në renditjen e grupit F. Por situata mori një rrjedhë tjetër në minutat shtesë, kur gjyqtari akordon një 11 metërsh në favor të parisienëve.
Dembele kërkon të pasojë në zonë, por topi prek fillimisht në trupin e lojtarit kundërshtar dhe më pas prek edhe bërryllin e tij. Marciniaku ka shkuar ta shohë në monitorin e VAR-it këtë rast, për të marrë më tej vendimin për të akorduar penallti. Një vendim që ndryshoi tërësiht rrjedhën e lojës dhe që ka shkaktuar shumë polemika. Rrjeti po zien nga debatet nëse ishte një vjedhje apo një penallti e merituar ajo e PSG-së./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
How has the referee went to the VAR, looked at that footage and given a penalty? ????
The game’s gone soft. Newcastle robbed!pic.twitter.com/JZ0zIHYp7f
— Lucho?? (@Yugdeep_LFC) November 28, 2023