VIDEO/ Vllaznia kualifikohet në turin e dytë të Conference League mes kaosit, shihni çfarë ndodhi në fund të ndeshjes

Pjesa e parë mes Daugavpils dhe Vllaznisë është mbyllur në shifrat 2-2. Një ndeshje që mori nota shumë dramatike, teksa është e vlefshme për turin e parë të Conference League dhe ndeshja e parë u mbyll në shifrat 0-1 në favor të miqëve.

Goli i parë i takimit u shënua nga Mensah në minutën e 22. Pas tre krosimeve të dërguara nga Gurishta, njëra prej tyre përfundoi e saktë në këmbët e Mensah që dërgoi topin në rrjetë.
Vllaznia po zotëron gjithë lojën, por me vetëm 2 lojtarë, Diakite dhe Diallo, Dauvapils po kërcënonte rrezikshëm portën e shkodranëve, pasi cilësia e lojtarëve të tjerë të rivalëve linte për të dëshiruar.
ëilliams do të shënonte në minutën e 33 te vendasit dhe dy minuta më vonë Diallo, duke gjetur tërësisht të papërgatitur mbrojtjen e Vllaznisë dhe duke kapur në kundërkohë portierin kundërshtar. Yago lëshoi një predhë që përfundoi në cepin e rrjetës te Vllaznia në fundin e takimit, por kishte kohë edhe për golin e fitores, nëse Mensah nuk do të gabonte. Dodaj ndër të pakëtat raste që prodhonte spektaklin e pritshëm prej tij, la mbrapa tre futbollistë dhe nxori Mensah para portierit, por këtë herë Mensah e dërgoi topin jashtë portës.

Ndërkohë në pjesën e dytë me Gjinin në mbrojtje, Vllaznia ishte e pakalueshme dhe po mendonte vetëm për të shënuar. Dodaj do të gjente golin e përmbysjes, ndërsa po i njëjti futbollist që me një veprim të bukur, la mbrapa kundërshtarët dhe asistoj për Malan, që gjeti edhe golin e katërt.
Menjëherë filloi edhe festa me shqiponjë nga ana e Malës për golin e kualifikimit. Por kaosi erdhi në fundin e ndeshjes teksa në aksionin e fundit, Daugavipls arriti të shënojë golin e 3 për 3-4, që do ta dërgonte takimin në shtesë. Lojtari i tyre ishte i painteresuar për topin dhe bllokojë qartësisht portierin e Vllaznisë, ndërsa sinjalizimi i parë ishte për një gol të vendasve. Më pas ky vendim u korigjua dhe u akordua faull për Vllazninë, duke qetësuar kështu një ndeshje e cila ishte dramë nga minuta e parë te e fundit. /Sport Ekspres/