Vllaznia ka vendosur në vend nderin e ekipeve shqiptare kundër atyre islandeze. Goleadat dhe humbjet kanë marrë fund mbrëmjen e sotme. Shkodranët kanë fituar ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Ligës së Komferencës. Kuqeblutë kanë mposhtur me rezultatin 2-1 Vikingurin.
Gunarsoni tundi rrjetën që në minutën e 10, duke kthyer për një çast makthet e rekordeve të fundit negative të skuadrave shqiptare kundër atyre islandeze. Por Vllaznia ka korrigjuar gjithçka në pjesën e dytë të lojës. Fillimisht Bajrami në minutën e 67 dhe më pas Mala në minutën e 75 përmbysën shifrat. Shkodranët largohen kështu triumfues nga “Loro Boriçi”, teksa një javë do të provojnë kualifikimin në Islandë./Sport Ekspres/