VIDEO/ Xhakomo Vrioni shkëlqen kundër vendit të dytë të MLS-së, i shënon dy gola dhe i jep fitoren skuadrës

New England Revolution ka marrë një fitore me shifrat 1-2 kundër Cincinnati-t. Njeriu i ndeshjes në këtë sfidë ishte Xhakomo Vrioni. Sulmuesi shqiptar i dha fitoren skuadrës së tij me dopietën e shënuar. Ish-lojtari i Juventusit gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 21-të, kur me një goditje mjaft të bukur nga jashtë zone arriti që të zhbllokonte rezultatin.

Kur po afroheshin minutat e fundit të pjesës së parë, më saktësisht në minutën e 41-të, Xhakomo Vrioni e dërgoi sërish topin në rrjetë. Cincinnati ngushtoi diferencat me anë të Asadit në minutën e 65 ta takimit, por pa mundur të marrë pikë. New England Revolution-i është ngjitur në vendin e 12 në tabelën e renditjes, ndërsa Cincinnati mbetet në pozicionin e dytë në klasifikim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/