Videoja që po bën xhiron e rrjetit, mamaja i kërkon Bellinghemit t’i bëjë foto me Murinjon

Xhud Bellinghemi fitoi mbrëmjen e djeshme trofeun e parë të Ligës së Kampionëve në karrierën e tij. Pas fitores 2-0 në finale kundër ish-skuadrës së tij, Borusias së Dortmundit, lojtari anglez është takuar edhe me personalitetet me emër të futbollit që ishin të pranishëm në stadium.

Në rolin e analistit ishte edhe Zhoze Murinjo, i cili përgëzoi Bellinghemin për triumfin në Ligën e Kampionëve. Pranë 20-vjeçarit ishte edhe nëna e tij, e cila i ka kërkuar t’i shkrepte një fotografi me Zhoze Murinjon. Bellinghemi ia ka plotësuar kërkesën mamasë së tij, ndërsa pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/