Egnatia është eliminuar sot nga Liga e Konferencës. Rrogozhinasit nuk ia dolën të ruanin avantazhin që kishin në ndeshjen e parë. Pavarësisht se kampionët e Shqipërisë fituan 0-1 në Rejkjavik, Vikinguri arriti ta përmbyste rezultatin në “Loro Boriçi”.
Islandezët zhbllokuan rezultatin falë një autogoli aksidental të Dulysse-s në minutën e 29. Ndërkohë, vetëm 3 minuta pas fillimit të pjesës së dytë të takimit, Thrandarsoni dyfishoi rezultatin. Dueli përfundoi kështu me shifrat 0-2 për Vikingurin, që pret biletën për në turin e tretë të Ligës së Konferencës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/