Vllaznia e vajzave do të përballet me Interin në raundin e dytë të “UEFA Women’s Europa Cup”. Shorti i hedhur sot në Nion të Zvicrës vendosi përballë skuadrës shkodrane, italianet e Interit.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 7 ose 8 tetor në Milano, ndërsa takimi i kthimit do të luhet me 14 ose 15 tetor në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Skuadra kuqeblu siguroi kualifikimin në këtë fazë pas dy fitoreve radhazi ndaj ukrainaseve të Kolos Kovalivka, me rezultatin identik 2-0.