Vllaznia ka marrë tre pikët në javën e 23-të të “Abissnet Superiore”-s. Shkodranët kanë mposhtur me rezultatin 1-3 Teutën. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt. Esat Mala kaloi në epërsi kuqeblutë që në minutë ne 2-të të takimit.
Më pas, në minutën e 23-të ishte Bekim Balaj ai që e dërgoi topin në rrjetë nga pika e bardhë e penalltisë. Me fillimin e pjesës së dytë të lojës, shkodranët gjetën sërish rrugën e golit. Këtë herë ishte Dodaj ai që trefishoi rezultatin në minutën e 47.
Teuta reagoi në minutën e 60 me anë të Beshirajt, por pa mundur të dalë me pikë nga ky takim. Vllaznia tashmë renditet në vendin e dytë të renditjes, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese. Ndërkohë, Teuta gjendet në vendin e 7, vetëm 4 pikë larg nga vendi i fundit i “Abissnet Superiore”-s./Sport Ekspres/