Vllaznia nuk e diskuton fitoren ndaj Bylisit, Egnatia largon gjithnjë e më shumë Elbasanin nga 4-shja më e mirë

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të “Abissnet Superiore”-s. Vllaznia nuk e ka diskutuar fitoren kundër Bylisit. Ekipi shkodran ka mposhtur mallakastriotët me shifrat e pastra 3-0. Me këtë fitore kuqeblutë kanë shkuar në kuotën e 43 pikëve në vendin e dytë të renditjes.

Në krahun tjetër edhe Egnatia vazhdon me sukses serinë e fitoreve. Rrogozhinasit kanë mposhtur me rezultatin 1-2 Elbasanin, duke i larguar verdheblutë gjithnjë e më shumë nga 4-shja më e mirë./Sport Ekspres/