Vllaznia ka arritur që të fitojë me shifrat 0-1 kundër Erzenit. Goli i vetëm i takimit u shënua nga ana e Stojanovic. Në minutën e 88 të takimit, lojtari i shkodranëve përfitoi nga gabimi i portierit vendas dhe arriti që të shënonte.
Kaq mjaftoi dhe Vllaznia arriti që të siguronte fitoren e 5 radhazi në kampionat. Me këtë tre pikësh, shkodranët lënë mbrapa edhe Tiranën, duke rritur më shumë anën psikologjike. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “MCN TV”:
Deliallisi: ‘Mënyra sesi e nisëm lojën, nuk e nisëm mirë. E dorëzonim topin shumë shpejt dhe rivali po na rrezikonte gjithmonë me gabimet tona. Në pjesën e dytë, gjithçka foli për ne. Kishim raste shumë më shumë se Vllaznia. Vllaznia nuk kishte shkelur asnjëherë te zona jonë përvec dy rasteve standarte. Pastaj ishte ai episodi, që të vjen shumë keq që ndodh kështu. Me rëndësi është që të marrësh pikët, jo loja e bukur. Mund të luash bukur, por nuk merr pikët dhe nuk ke entuziazmin e duhur. Ky sot nuk ishte rezultati më i drejtë i ndeshjes.
Osmani: “Nuk ka sekret, luajtëm mirë dhe të disiplinuar. Pritëm rastin tonë, e dinim që do të vinte rasti ynë për të shënuar. E menaxhuam mirë ndeshjen, kishim qarkullimin e topit. Ne jemi shumë të kënaqur me ndeshjen sot. Në këtë fazë të kampionatit, është shumë e rëndësishme qetësia. Sot kemi luajtur thjeshtë dhe ia dolëm. Po bisedojmë me lojtarë të rinj, kemi nevojë për një fantazist. Shkodran Mustafi? Po është e vërtetë, jemi në bisedime. Sigurisht që bisedime me Shkodran Mustafin nuk janë të lehta, por do të presim”.