Vllaznia zhyt Tiranën në krizë për mbijetesë, shkodranët i bashkohen Dinamos në krye

Vllaznia e ka nisur me fitore vitin 2025. Shkodranët kanë mposhtur sot me rezultatin 2-1 Tiranën. Rimal Haxhiu zhbllokoi rezultatin në minutën e 14, por kuqeblutë përmbysën shifrat në pjesën e dytë të takimit. Ishte Bekim Balaj ai që i dha fitoren Vllaznisë me dy golat e shënuar në minutën e 51-të dhe të 85.

Me këtë fitore shkodranët shkojnë në kuotën e 34 pikëve dhe i bashkohen Dinamos në krye. Ndërkohë Tirana zhytet më thellë në krizën për mbijetesë. Tashmë bardheblutë renditen në vendin e 9 me vetëm 3 pikë më shumë nga Skënderbeu i vendit të fundit./Sport Ekspres/