Tirana ndodhet në momentin më të vështirë të vitet e fundit. Bardheblutë ndodhen në vendin e fundit të renditjes së Superiores me 6 pikë. Në ditën e sotme Tirana ka humbur në shifrat 0-2.
Goli i Bardhit në minutën e 12 dhe i Kasallas në minutën e 33 vendosën për fitoren e Vorës, që i largohet kështu zonës së ftohtë. Ndërsa për Tiranën situata nis të bëhet akoma më serioze pasi në rast fitore të Partizanit me Teutën, atëherë diferenca me vendin që të dërgon në Play Out do të shkonte në 6 pikë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/