Taulant Seferi përfundoi me sukses aventurën e tij te Bani Jasi, ku dha një kontribut të rëndësishëm me golat e shënuar dhe me asistet me dhënë për shokët e skuadrës. Lojtari shqiptar zhvilloi paraqitje mjaft të mira edhe në fushatën kualifikuese të Kombëtares, si dhe në qershor ishte pjesë e kuqezinjve në EURO 2024.
Me këtë CV nga pas, ofertat pritet të mos mungojnë për Taulant Seferin. Gazetari Mikhail Spivakovsky ka zbuluar në Ukrainë se Vorskla Poltava pret që të mbushë arkat me 27-vjeçarin. Sipas Spivakovsky-t, tani është momenti i duhur për ta shitur lojtarin shqiptar, i cili ka një klauzolë në kontratë prej 1.5 milionë eurosh. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e Seferit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/