Mediat braziliane janë duke shkruar së tepërmi për Shqipërinë. Gjithçka lidhet me trajnerin Silvinjo, i cili është duke shkruar suksesin me Kombëtaren tonë. Kuqezinjëve u mjafton një pikë në transfertën e Moldavisë ose në përballjen që do të zhvillojnë kundër Ishujve Faroe në shtëpi dhe janë automatikisht të kualifikuar për në Gjermani. Media në Brazil, “Uol”, ka shkruar një artikull rreth situatës së Shqipërisë.
“Silvinjo nuk mund të llogaris lojtarët shqiptarë më të rëndësishëm në Europë, Rrahmani, Xhaka dhe Shaqiri luajnë për Kombëtare të tjera. Por ka Asllanin, rezervën e Interit dhe Armando Brojën. Vetëm një pikë dhe Silvinjo është në Europian”, shkruhet në artikull. /Sport Ekspres/