Granit Xhaka ka takuar sërish ish-shokët e tij të skuadrës te Arsenali, por këtë herë si kundërshtar. Bajer Leverkuseni dhe Arsenali janë përballur sot në një takim miqësor në prag të fillimit të sezonit të ri. Përballja me të shkuarën nuk ka përfunduar me një shije të hidhur për mesfushorin shqiptar.
Bajer Leverkuseni është mposhtur me rezultatin e thellë 4-1 nga “topçinjtë”. Zinçenkoja tundi rrjetën që minutën e 8 të takimit, ndërsa vetëm 2 minuta më vonë Trosardi dyfishoi rezultatin. Në minutën e 38, Gabriel Zhezusi shënoi golin e tretë, duke e dërguar skuadrën në një epërsi të thellë në pushimin mes pjesëve.
Ndërkohë, në minutën e 67 Saka hodhi një top në zonë, i cili u devijua nga Granit Xhaka. Megjithatë topi përfundoi në këmbët e Havertcit, që e ndali më pas në rrjetë. Kundërpërgjigja e Bajer Leverkisenit erdhi në minutën e 76 nga Hlozeku, por goli i tij ishte i pamjaftueshëm për skuadrën gjermane. Kampionët e Bundesligës u mposhtën kështu me shifrat e thella 4-1. Një rezultat shumë atyre që i shoqëruan në sezonin e shkuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/