Xherdan Shaqiri nuk plaket kurrë, shënon dy gola dhe jep asist në Europa League

Xherdan Shaqiri nuk plaket kurrë. Megjithëse në moshën 34-vjeçare, ai vazhdoj të jetë një lojtar kyç në fushën e lojës. Futbollisti shqiptar i ka dhënë fitoren Bazelit mbrëmjen e sotme në Ligën e Europës. Skuadra helvete ka mposhtur Steauan e Bukureshtit me shifrat 3-1, ku të 3 golat kanë si protagonist pikërisht Shaqirin.

Ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 19 dhe të 73-të, ndërsa në minutën e 88 dha asistin për Salahun. Shaqiri ka regjistruat statistika mbresëlënëse që kur është rikthyer te Bazeli. Tashmë ai numëron 60 gola dhe asiste në 58 ndeshje të luajtura me skuadrën zvicerane./Sport Ekspres/