Yamal hyn në historinë e Spanjës, lojtari i parë i kësaj Kombëtares që vendos të argjërojë, stafi i trajnerëve janë konfuz për yllin katalanas

Futbollisti i ri i Barcelonës, Yamal, ka theksuar disa herë se besimi i tij është i pari në jetën e tij dhe ai vendosi të agjërojë gjatë Ramazanit pavarësisht orarit të ngjeshur me klubin katalanas. Barcelona ishte e shqetësuar nëse agjërimi do të ndikonte në Yamal apo nëse ai do të ishte në gjendje të luante në të njëjtin nivel.

Mirëpo, ky 17-vjeçar u ka bërë të ditur se nuk i shkakton probleme dhe këtë Yamal e ka dëshmuar në fushën e futbollit pasi po luan në formë fantastike. Ai ka mbërritur të hënën në grumbullimin e kombëtares spanjolle dhe agjërimi i tij gjatë Ramazanit ka qenë kryefjala.

Dhe në kampin Red Furies, ata ishin të shqetësuar për gjithçka, sepse nuk kishin hasur kurrë më parë një situatë të tillë. Yamal është futbollisti i parë në historinë e kombëtares spanjolle që agjëron dhe kjo skuadër nuk ka pasur kurrë më parë një situatë të tillë që ndeshjet të ndërpriteshin për një kohë të shkurtër nëse do të kishte nevojë që një nga lojtarët e tyre ta prishte agjërimin.