Yamal tha se Real Madridi vetëm vjedh me arbitra, Xabi Alonso e shmang me klas: Ia lëmë fushës nesër të flas…

Përpara një tjetër klasike në Santiago Bernabeu, Xabi Alonso u shfaq në një konferencë për shtyp. Për ish-lojtarin e Realit, kjo do të jetë El Clasico e parë si trajner. “El Clasico është gjithmonë i veçantë dhe do të jetë për shumë vite që do të vijnë. Kjo është e para për këtë projekt të ri. Ne kemi nevojë që stadiumi të gjenerojë energjinë që merrni në ndeshjet e mëdha, të vibrojë dhe të na çojë përpara, në mënyrë që në fund të mund të festojmë me tifozët tanë”, tha Alonso.

Megjithatë, trajneri pati një pyetje të pashmangshme në lidhje me Lamine Yamal, pra me deklaratën e spanjollit nga radhët e Barcelonës, i cili tha se Reali “vjedh”. “Siç thashë, kjo është një ndeshje e rëndësishme në shumë elementë. Ne duam të luajmë mirë, të kënaqemi dhe kjo është ajo që na emocionon më shumë. Ky është nxitja më e madhe”, tha shkurt Xabi, ndërsa gazetarët u përpoqën të nxirrnin një fjalë tjetër për këtë.

“Nuk do të komentoj. Ka shumë deklarata nga njerëz nga Barcelona dhe nuk mund t’i vlerësoj të gjitha. Fusha është ajo që është e rëndësishme. Çfarë na pret dhe si duam ta luajmë ndeshjen. Kjo është ajo që më shqetëson më shumë dhe për çfarë kemi punuar”, tha Alonso. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/